Drejtat e Punës

Raporto shkeljet e të drejtave në punë

Know Your Employment Rights është një portal i mundësuar nga për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve në punë. Ky portal shërben si vegël për punëtorët në sektorin publik dhe privat që të paraqesin në formë të lehtë shkeljet e të drejtave të tyre, për të cilat do kujdeset një ekip i ekspertëve ligjor. Për më shumë në lidhje me ndihmën juridike të ofruar mund të shihni në Ndihma juridike.

Për raportimin e rastit nuk është i nevojshëm regjistrimi në platformë. Me rastin e raportimit ju pranoni një email që konfirmon pranimin e rastit dhe paraqet në hollësi raportin e tuaj. Po ashtu në kuadër të email-it ju do të pranoni edhe një numër unik përmes të cilit mund të shihni në cdo moment statusin e lëndës tuaj.

Si të raportoj?

Raportimi juaj duhet të regjistrohet përmes modulit Raporto. Në kuadër të këtij moduli ju duhet të jepni të dhënat tuaja personale të cilat do të ruhen sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Kosovës. Përtej kësaj ju duhet të ofroni dëhsminë tuaj në lidhje me shkeljet e të drejtave tuaja në punë për të cilat ankoheni.

Raportimit tuaj mund t'i shoqëroni foto dhe dokumente të cilat do të mbështesin ankesën tuaj. Brenda një kohe të shkurtër pas raportimit njëri nga anëtarët e ekipit tonë për ndihmë ligjore do t'iu kontaktojë për të marr më shumë informacione në lidhje me rastin tuaj në mënyrë që të mund të inicohet procedura te autoritetet relevante për shqyrtim.

Ku mund te shikoj statusin e lëndës time?

KYER është përkujdesur që t'iu jap informacione të vazhdueshme në lidhje me ecurinë e rastit tuaj. Ekipi i KYER do të azhurnojë vazhdimisht të dhënat mbi statusin e lëndës suaj dhe ju mund të përcillni progresin në Shiko Statusin duke dhënë numrin unik në hapësirën ku kërkohet.